Pas sherrit me një person në lokal, shqiptari godet dhe kafshon policin italian

Shqipëria

Pas sherrit me një person në lokal, shqiptari godet dhe kafshon policin italian

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi është përfshirë në një sherr me një person tjetër në lokal dhe më pas ka sulmuar edhe policët.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e një dite më parë në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa debaton me një person tjetër.

Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve.

Polici është dërguar në spital në Civitanova ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore, ndërsa policia arriti që të arrestojë shqiptarin. Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat