Prokurorja Antoneta Sevdari shkon të marrë detyrën, Prokuroria: S’na ka mbërritur vendimi nga KPA

Shqipëria

Prokurorja Antoneta Sevdari shkon të marrë detyrën, Prokuroria: S’na ka mbërritur vendimi nga KPA

Më: 13 maj 2024 Në ora: 13:14
Antoneta Sevdari

Prokurorja Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës, për të marrë detyrën e prokurores, pas vendimit të KPA, që e ritktheu në detyrë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Prokuroria i ka thënë Sevdarit se ende nuk ka mbërritur tek ta vendimi i KPA-së.

Kujtojmë se KPA e riktheu në detyrë Sevdarin. Përpos rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura, që nga koha kur u përjashtua më datë 28 shkurt 2019.

Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.

Nuk është vetëm Sevdari, por disa prokurorë dhe gjyqtarë kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si një proces të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat