Gështenja në Komisionin Hetimor për TIMS: Të dëshmojnë dhe zyrtarë të lartë të AKSH

Shqipëria

Gështenja në Komisionin Hetimor për TIMS: Të dëshmojnë dhe zyrtarë të lartë të AKSH

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS deklaroi se duhet që të dëshmojnë edhe zyrtarë të lartë të AKSH-it.

Sipas Gështenjës, ndoshta dëshmitarët nuk merren në pyetje të gjithë në një ditë.

Sipas tij, kalendari edhe mund të ndryshojë në varësi të personit që do të merret në pyetje, pasi nuk është kalendar dasme.

Deputeti Lefter Gështenja: Të thirren edhe drejtues të lartë të AKSH. Këta persona duhet të përfshihen në listën e dëshmitarëve. Të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal duhet të jenë pjesë e Komisionit dhe duhet të pyeten. Kalendari nuk është datë dasme, që nuk prishet, pasi ndoshta intervistimi nuk mbyllet për një ditë. Por jam për të miratuar kalendarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat