Protesta e fermerëve, Meta: Nuk kanë besim më tek Rilindja

Shqipëria

Protesta e fermerëve, Meta: Nuk kanë besim më tek Rilindja

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:11
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediet ka komentuar protestat e fermerëve.

Meta tha se fermerët nuk kanë më besim tek Rilindja.

Ai tha se PL do të marrë programin e partisë fituese në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se fermerët shqiptarë do të trajtohen me dinjitet.

Ilir Meta: Fermerët nuk kanë më shpresë tek Rilindja. Fermerët dhe të gjithë ata që punojnë në bujqësi të kenë besim tek Partia e Lirisë, pasi PL është e duhura për ta. Ne do të bëjmë programin edhe më mirë se ai në Maqedoninë e Veriut, sepse Shqipëria është një vend që ka pasuri detare të jashtëzakonshme, që nuk mund të jenë monopol i Rilindjes. Durrësi 1 dhe Durrësi 2 do jenë edhe më lart se Shkupi 1 dhe Shkupi 2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat