Ky është polici 28-vjeçar që u ekzekutua në Fier

Shqipëria

Ky është polici 28-vjeçar që u ekzekutua në Fier

Më: 13 maj 2024 Në ora: 15:42
Novruz Cenalia

Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja”.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Azgan Mernica. Pasi e qëlloi për vdekje efektivin u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.

Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja. Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi dhe sipas gazetares Anila Sefa, babai i viktimës dyshohet se 9 vjet më parë ka kryer një vrasje.

Megjithatë të gjitha këto janë të dhëna paraprake dhe do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat