Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku djali, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë.
Gazetari Gjergj Figuri në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, ndau detaje në lidhje me ngjarjen, ku tha se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e së ndjerës. Ndër të tjera tha se dera e banesës u hap nga vetë djali, Arsen Dani.
“Nuk ka pasur konflikte të mëparshme mes nënës dhe djalit dhe ndaj mbetet e paqartë. Ka qenë nëna që e ka mbajtur në kontroll të birin. Ka qenë vetë 62-vjecari që i ka hapur derën forcave të policisë. Për sa i përket denoncimit, është bërë nga banorët të cilët kanë dëgjuar të bërtitura nga e ndjera.”, raportoi gazetari.
Policia ka bërë të munduar arrestimit e djalit, shtetasit Arsen Dani, 62-vjeç. Ndërkohë mësohet se viktimë ka mbetur 88-vjeçarja Gjylie Dani.