Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Hummer”, i cili u përfshi në aksidentin me dy të lënduar në aksin Sarandë-Delvinë.
Në polici ka përfunduar shtetasi Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç ndërkohë që të lënduar mbetën shtetasit Birbil Islami 42 vjeç dhe Vendim Tozo 47 vjeç.
Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Pas përplasjes me “Hummerin” mjeti tip “Smart” me të cilin lëviznin të lënduarit ka përfunduar në fushën jashtë rruge.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.