Policia e Shtetit në Shqipëri po kërkon 23-vjeçarin që vrau policin në Fier, ku kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin.
Faik Basha- Ekspert i çështjes së Sigurisë ka thënë se sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Shqipëri, dhe ditë e zezë për Policinë e Shqipërisë ku ka mbetur i vrarë një polic 28-vjeçar.
“A.M vjen nga një familje që nuk e ka për herë të parë krimin apo tentativën e vrasjes, vëllau i tij është akuzuar për vrasje në 2019-tën kështu që kanë patur aktivitete kriminale të vazhdueshme,” ka thënë Basha.
Ai ka thënë se është me rëndësi që të arrestohet sa më shpejtë autori i ngjarjes.
“Autori kuptohet që është një person tepër i rrezikshëm për strukturat e policisë dhe qytetarët, është mobilizuar gjithë struktura e policisë lokale mbështetur nga RENEA mjete të specializuara dhe me dronë e qenë gjurmimi,” tha Basha.
Basha bëri të ditur poashtu se është bërë thirrje edhe nga drejtori i policisë së qarkut që ai të dorëzohet.