E thotë Spartak Ngjela: Shqiptarët ua dhanë pavarësinë grekëve, Rama zbuloi historinë që s’mund të fshihet më

Shqipëria

E thotë Spartak Ngjela: Shqiptarët ua dhanë pavarësinë grekëve, Rama zbuloi historinë që s’mund të fshihet më

Më: 13 maj 2024 Në ora: 18:50
Spartak Ngjela

Avokati, Spartak Ngjela gjatë një interviste televizive deklaroi se takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë është një zhvillim shumë pozitiv dhe dëshmi se çështja shqiptare ka hyrë tani në hulli shumë pozitive, gjë që ka rritur edhe tensionet në Athinë e Beograd.

Sipas tij, tashmë është e qartë nga politika në Athinë, se Tirana është aleti kryesor i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

“Rama, gjatë takimit me diasporën në Athinë,  preku një çështje mjaft delikate që ka të bëjë me faktin se pavarësia e Greqisë është produkt i shqiptarëve. Rama nuk ua përmendi kot Bubulinën, një shqiptare dhe personazh kyç në pavarësinë e Greqisë. Mendoni se pavarësinë e kanë fituar grekët? Shqiptarët ua kanë dhënë pavarësinë grekëve me Bubulinën (Laskarina)* dhe me arvanitasit. Që ua përmendi grekëve këtë fakt Rama bëri shumë mirë. Gjithë krerët politik që u përpoqën për pavarësinë e Greqisë janë shqiptar. Në fakt ata menduan se fituan pavarësinë e Shqipërisë, por ishte një mbret gjerman ai që bëri kthesën. Emri Greqi nuk njihej fare. E krijoi Oto një mbret gjerman. Historia nuk mund të fshihet më.”, tha Ngjela.  

Ngjela: Rama nuk ka asgjë në dorë për Belerin

Sipas tij, Rama bëri shumë mirë që nuk u mor me Belerin, sepse ai është një njeri i dënuar nga drejtësia.

“Rama nuk ka asgjë në dorë për fatin e Belerit. Grekët janë injorantë që bëjnë kërkesa të tilla politike. Rama nuk ka asgjë në dorë sepse në SPAK janë amerikanët. Shqip, Rama nuk ka gjë në dorë dhe grekët e dinë shumë mirë këtë. Por thjeshtë bëjnë lojëra politike. SPAK është në dorë të amerikanëve. Rama u tha atyre copë se në Greqi ka shumë shqiptar. E pamë qartë në stadium. Po nuk ke forcë, nuk bën dot politikë. Rama tregoi forcë në Athinë”, tha Ngjela.    

A do të votojnë emigrantët?

Avokati Spartak Ngjela u ndal edhe në çështjen nëse do të votojnë apo jo emigrantët. Sipas tij, ndonëse ende nuk ka një vendim politik për këtë, fakti që Rama filloi turin me diasporën, gjasat janë që kryeministri do ta pranojë votimin e emigrantëve për lidershipin politik në Shqipëri.

“Emigrantët mbajnë mbi supe një pjesë të madhe të zhvillimit të vendit. Ata paguajnë dhe s’kanë të drejtë që të votojnë? Është diçka që nuk qëndron. Çdo nënshtetas që paguan ka të drejtë të votojë. Ka gjasa që emigrantët të votojnë duke parë lëvizjet e Ramës.”, tha Ngjela.

Kush ishte Laskarina Bubulina?

Laskarina Bubulina 

* Familja e Laskarina Bubulinës ishte nga komunitetet arvanite (shqiptare) të ishullit të Hidrës në Peloponez. Tek ajo lindi dëshira që një ditë edhe arvanitasit të jetojnë në një Greqi të lirë. Laskarina i qe bashkuar, si e vetmja grua, shoqërisë së fshehtë “Filiki Eteria”, një konspiracion për lirinë e Greqisë. E gjithë pasuria e saj u sakrifikua për çështjen e çlirimit të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat