Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Rexhepi: Duhet sigurim i jetës për efektivët e policisë

Shqipëria

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Rexhepi: Duhet sigurim i jetës për efektivët e policisë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 21:39
Artan Rexhepi

Specialisti i policisë Artan Rexhepi u shpreh se polici duhet të jetë i paprekshëm që të mos e depërtojë as plumbi sa kohë është në detyrë.

Ai shtoi se ngjarja mund të ketë qenë një sherr i momenti dhe theksoi se kjo do të thotë se autori është agresiv, ose policët duhet të ndërrojnë përballjen me qytetarët.

Rexhepi: Në kuptim figurativ, polici duhet të jetë i paprekshëm që të mos e depërtojë as plumbi sa kohë është në detyrë. Policët e thjeshtë janë ata që mbajë rendin e sigurisë publike. Unë e kam ngritur çështjen e sigurimit të jetës nga ana e policëve.

Ngjarja mund të ketë qenë një sherr i momenti. Kjo do të thotë se autori është agresiv, ose policët duhet të ndërrojnë përballjen me qytetarët. Nëse ecim me hasmërinë si pistë, na dalin shumë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat