Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Xhufi: Heronjtë e vërtetë janë ata 10 mijë shqiptarë që…

Shqipëria

Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Xhufi: Heronjtë e vërtetë janë ata 10 mijë shqiptarë që…

Më: 13 maj 2024 Në ora: 21:40
Pëllumb Xhufi

Duke komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Athinë, profesori Pëllumb Xhufi i ftuar në “Open” në News 24, tha se heronjtë e vërtetë janë ata 10 mijë shqiptarë që morën pjesë.

“Kanë bërë heroizëm ata 10 mijë shqiptarë që u mblodhëm siç tha Edi Rama; këtu jemi në një familje.

Sa i përket zhvillimit të takimit, edhe Rama e ka përdorur për t’i dhënë një mesazh që ju jeni qytetarë evropianë. Erdhët me vuajtje, me operacione fshesa, por ja që u bëtë sot dhe ky është një mesazh që e ngriti sallën në këmbë.

Rama zuri në gojë edhe agjendën më shumë se 100 vjeçare midis shtetit shqiptar dhe grek.

Problemet janë shtruar nga personalitete shtetërore që ligji i luftës është një kondicio që duhet hequr për një raport të ri jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Ballkan. Rama dhe ministrat e tij e ka shtruar çështjen çame që prej vitit 2013. Pala greke dhe ministri Kotsias nuk e ka përgjysmë bisedën dhe tha se duhet diskutuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat