“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi: Teatër i madh grek që futi frikë…

Shqipëria

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi: Teatër i madh grek që futi frikë…

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:11
Karamuço, Rama

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha detaje sesi u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët shqiptarë atje.

I ftuar në Top Story, ai tregoi se Ramës iu kërkua të vishte antiplumb si dhe pati masa sigurie të larta, por sipas tij, ishin të panevojshme.

“Ramës iu kërkua të vishte antiplumb por nuk pranoi, pati makinë të blinduar, shumë gjëra si këto ishin të panevojshme. Salla ishte e vëzhguar edhe nga pala greke. Ata kishin thënë mos merrni flamuj të mëdhenj se nuk kemi fushëpamje. Grupi i ngushtë ka bërë një ruajtje brilante.

Planet e evakuimit i kishin bërë shqiptarët. Grekët ishin shumë skeptik nëse do të zhvillohej apo jo takimi. Në fund, pas gjithë këtij tensioni, grupi i rojeve greke ka kërkuar foto me kryeministrin shqiptar. Ishte një teatër i madh grek që futi shumë frikë”-u shpreh Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat