Suli: Fredi Beleri do ta mundë dy herë Ramën! Do të zgjidhet si eurodeputet

Shqipëria

Suli: Fredi Beleri do ta mundë dy herë Ramën! Do të zgjidhet si eurodeputet

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:31
Fredi Beleri

Edhe pse ndodhet prej një viti në burg, për Sekretarin e Përgjithshëm të OMONIA-s, Marin Suli, Fredi Beleri do të zgjidhet si eurodeputet.

Suli tha në ‘Open’ se Beleri  do hyjë në librin e rekordeve Guinness, pasi do ta mundë dy herë Edi Ramës.

Ndërsa për vizitën e Ramës në Athinë, Suli u shpreh se kryeministri shkoi për të provokuar me datën 12 dhe shkoi me atë gjoksin me gropë të labit dhe u tha se kush nuk më pëlqen mua përfundon si Fredi Beleri”.

“Beleri ka dalë nga primaret e PBDNJ dhe ka fituar zgjedhjet nga burgu. Falë Edi Ramës do të fitojë prapë zgjedhjet si eurodeputet dhe do hyjë në librin Guinness  si njeri që e mundi dy herë Edi Ramën nga burgu. Është aftësi sondazhesh dhe mediat greke thonë se del ose i treti ose i katërt.

Rama shkoi për të provokuar me datën 12 dhe shkoi me atë gjoksin me gropë të labit dhe u tha se kush nuk më pëlqen mua përfundon si Fredi Beleri.

Ata gjyqtarët që e dënuan po na dalin me vendime gjykatash dhe gënjejnë në ditën me diell. I bëri thirrje emigrantëve dhe tha hajde investoni në Shqipëri.

U tha sillni lekët tuaja që t’i vjedhin këta drejtorët e mi se kam ca ustallarë në Tiranë që të rruajnë. Kjo ndodh çdo ditë. Ne flasim dhe në Bashkinë e Tiranës vidhen 26 milionë euro tendera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat