Strategjia për migracionin, ambasadori i BE-së: BE është krah vendeve të rajonit dhe gati të mbështesë zbatimin e plan veprimit

Shqipëria

Strategjia për migracionin, ambasadori i BE-së: BE është krah vendeve të rajonit dhe gati të mbështesë zbatimin e plan veprimit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:46
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij në konferencën Ndërministeriale e vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”, ka folur për miratimin e strategjisë së fundit të migracionit në Shqipëri.

Gonzato tha se plan veprimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet një kuadër kyç politikash veprimi për emigracionin, azilin dhe menaxhimin e kufijve, ndërsa theksoi se BE është krah vendeve të rajonit dhe gati të mbështesë në zbatimin e kësaj strategjie.

Doja së parti të falënderoja Ballën për ftesën për pjesëmarrjen e këtë konferencë. Do të doja të të përgëzoja për miratimin e strategjisë së fundit për migracionin. Jo vetëm që është në përputhje me standardet e plan veprimit të vendeve evropiane, por është dhe më ambicioz. Të jeni të sigurt se BE është krah jush dhe gati t’ju mbështesë në zbatimin e kësaj strategjie.

Plan veprimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet një kuadër kyç politikash veprimi për emigracionin, azilin dhe menaxhimin e kufijve. Është një kuadër bashkëpunimi jo vetëm me BE por dhe vendet e rajonit me qëllim përballjen e migracionit dhe sfidat e sigurisë.

Zbatimi i këtij kuadri ka sjellë rezultate në uljen e trysnisë migratore së paku me 1/3 në korridoret e Ballkani Perëndimor gjatë 2023, krahasuar me 2022.

Kjo është bërë e mundur nga angazhimi i fortë i të gjithë partnerëve në rajon dhe mbështetja në rritje, qoftë financiare apo teknike, nga BE-ja dhe agjencitë e saj. Kjo pasqyron punën tonë të përbashkët”, tha Gonzato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat