Ishte e fundit që pa Alma Arrazin me tre fëmijët/ Kunata paraqitet sërish në Prokurorinë e Shkodrës

Shqipëria

Ishte e fundit që pa Alma Arrazin me tre fëmijët/ Kunata paraqitet sërish në Prokurorinë e Shkodrës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës.

Ajo është thirrur serish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj.

Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë se dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë.

Valentina Arrazi, u paraqit në prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat