Protesta e opozitës, furgonë policie dhe efektivë, policia ‘blindon’ bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Protesta e opozitës, furgonë policie dhe efektivë, policia ‘blindon’ bashkinë e Tiranës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës.

Në kuadër të planit të masave të marra për t’iu paraprirë çdo situate.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihen furgonë, makina policie dhe efektivë.

Prej disa kohës opozita po proteston para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte pas arrestimeve që u bënë me urdhër të SPAK. Kujtojmë se protesta pritet të nisë në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat