Skema e mikrokredive, Korreshi: Përmbaruesit po shesin shtëpitë me 30% të vlerës për marrë 1 milionë lekë

Shqipëria

Skema e mikrokredive, Korreshi: Përmbaruesit po shesin shtëpitë me 30% të vlerës për marrë 1 milionë lekë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:41
Sajmir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi kërkoi informacion nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me çështjen e mikrokredive.

Sipas tij, përmbaruesit po shesin shtëpitë e kreditorëve me 30% të vlerës, vetëm për të marrë 1 milionë lekë këst kredie që u ka mbetur pa shlyer.

Korreshi: Bëra një prove dhe shkova të marr një telefon. Kushtonte 1.1 milionë lekë. E pyeta sa paguaj në fund të vitit? Ishte 1.7 milionë lekë. Ndoshta mund të gaboj si Lul Basha, por kjo është 500 mijë lekë për një vit. Këta janë gjobaxhinj. çfarë po ndodh me mikrokreditë? I kanë nxjerrë njerëzit nga shtëpia dhe po u marrin shtëpitë për 100 mijë lekë të vjetra. Ju e dini mire si po veprojnë përmbaruesit. Po i shesin banesat nga 100 milionë lekë, në 30 milionë lekë vetëm për të marrë 1 milionë që është kredia.

Çela: Ka pasur kallëzim dhe kërkesa për informacion. Ne sot nuk kemi asnjë informacion çfarë është bërë me këtë çështje. Ne nuk mund të bëjmë shumë pak për të ndërhyrë se çfarë bëhët me çështjen. Informacioni duhet të merret në prokurorinë që ndjek çështjen. Kur të dalin problematika, përveç hetimit dhe ndjekjes penale, mund të kërkohen edhe masa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat