Molotov, vezë dhe qepë/ Bashkia e Tiranës përfshihet nga tymi, protestuesit shkatërrojnë gardhin metalik, përplasen me policinë

Shqipëria

Molotov, vezë dhe qepë/ Bashkia e Tiranës përfshihet nga tymi, protestuesit shkatërrojnë gardhin metalik, përplasen me policinë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione dhe hedhje molotovi, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Forcat e policisë kanë marrë masa të forta dhe janë në përpjekje për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

As këtë herë nuk ka munguar hedhja e vezëve dhe qepëve në drejtim të bashkisë.

Kjo është e disata herë që opozita mban një protestë para bashkisë, ndërsa skema është e njëjtë. Për hedhjen e molotovëve ka pasur disa të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat