Kërkime me dron për vrasësin e policit në Fier/ Rexhepi: Negociatat për dorëzimin e autorit duhet të jenë në nivele më të larta

Shqipëria

Kërkime me dron për vrasësin e policit në Fier/ Rexhepi: Negociatat për dorëzimin e autorit duhet të jenë në nivele më të larta

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:26
Artan Rexhepi

Efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia mbeti i vrarë, në Fier pas një konflikti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Ky i fundit e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News, eksperti Artan Rexhepi komentoi ngjarjen e rëndë duke thënë se pista e hasmërisë sipas tij rrëzohet. Referuar informacioneve dhe të dhënave lidhur me këtë ngjarje, ai thotë se pistë kryesore mund të jetë një revoltë e momentit.

“Si fis janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe nëse nuk vendosin që ta dorëzojnë do ta kenë shumë të vështirë që ta gjejnë. Negociatat duhet të ishin në nivele më të larta, në nivele drejtorësh. Pista e hasmërisë për mua bie edhe pista e vrasjes së paramenduar bie sepse nuk ka arsye përse të marrësh prindit më vete. Pra mund të them që është një konflikt i momentit”, ka thënë ai.

Më tej ai shtoi se është shumë e rëndësishme që reputacioni i policisë të rritet. Ndërsa shtoi se Fieri është një qytet kur lëvizin grupe kriminale. Vetëpastrimi i policisë shtoi ai do të duhet të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat