Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Shqipëria

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:49
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku u takua me shqiptarët e Greqisë.

Idrizi u ndal te deklarata e kreut të qeverisë për ligjin e luftës, ku tha se nuk duhet të jemi më ‘armiq’ me Greqinë.

Ndër të tjera ai theksoi se nuk është e rastësishme që Greqia po mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ndërkohë që me Italinë e ka hequr që në vitin 1947.

“Nëse ka një gjë që ne duhet ta nisim ne Greqinë është çështja e ligjit të luftës. Ne nuk duhet të jemi më armiq. Nëse do thellohemi te ligji i luftës, realisht është në fuqi të plotë në këmbë. Rama për herë të parë foli dhe tha një gjë të madhe, që ligji i luftës është ende në fuqi. Kjo është një gjë e re e thënë nga një kryeministër shqiptar. Theksoi faktin që nuk është e vërtetë që është hequr gjendja e ligjit të luftës.

Nuk është e rastësishme mbajtja e ligjit të luftës me Shqipërinë. Në vitin 1947 me traktatin e paqes e ka hequr me Italinë dhe e ka mbajtur me Shqipërinë. Ngjan pak çështjes së Kosovës. Ajo që unë do doja të theksoja dhe ajo që më intereson është që a është ky një moment i ri për politikën shqiptare. Është një moment që do sillemi në baze të interesit kombëtar me dinjitet? Do doja që ky qëndrim i Ramës duke i thënë hapur problematikat në Athinë të jetë një pikë kthese dhe diplomacisë shqiptare. Marrëdhëniet e  mira mes nesh shkon përmes dialogut.”, tha Idrizi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat