“Ejani te rrugica e Berishës se do ketë surpriza”, thirrjet kërcënuese nga protesta e Rithemelimit te Bashkia

Shqipëria

“Ejani te rrugica e Berishës se do ketë surpriza”, thirrjet kërcënuese nga protesta e Rithemelimit te Bashkia

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Rithemelimi ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Deklarata është bërë nga Adriana Kalaja, e cila është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, gjatë protestës së shtatë para Bashkisë.

Qytetarët janë të gatshëm të shkatërrojnë çdo mur korrupsioni. Qytetarët janë aq të aftë që të shembin çdo pengesë që i ndalon atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre. Qytetarët janë aq të aftë sa të bëjnë dallimin mes atyre që vihen në krah të të korruptuarve dhe vrasësve dhe atyre që jetojnë me djersën e ballit. Ne sot treguam që do jemi këtu. I bëj thirrje Altin Dumanit, mos e ço situatën deri në pikën që të vijmë të rrethojmë edhe SPAK. merr masa që të arrestosh Veliajn. Ne do të vijmë të rrethojmë SPAK-un deri sa ti të zbatosh ligjin, deri sa ti të zbatosh Kushtetutën. Arresto Erion Veliajn”, deklaroi Adriana Kalaja.

Në këtë protestë u vu re pjesëmarrja e një numri të vogël protestuesish, megjithë deklaratat e Kalasë në fund të çdo proteste se të martën e ardhshme do të ketë më shumë.

Në mbyllje të protestës Adriana Kalaja bëri thirrje për t’iu drejtuar rrugicës së ish-kryeministrit Berisha, pasi siç tha ajo do të ketë surpriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat