Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ligjeve raportin vjetor, nga ku përmes pyetjeve të deputetëve, dolën në pah disa probleme. Duke nisur nga mënyra e vlerësimit aktuale të prokurorëve.
Dhurata Çupi: A është bërë një studim tematik në rast se ndryshimi sistemit të vlerësimit ka ndryshuar në uljen e performancës të prokurorëve nga sistemi kaluar në sistemin aktual?
Olsian Çela: Më duhet ta them. Sistemi vlerësimit defakto ka dështuar në prokurori dhe duhet ta pranojmë. Për faktin se sot jemi në 2024 dhe nuk kemi një vlerësim të vetëm do të thotë që nuk ka qenë e mundur të realizohet ky vlerësim. Dhe padiskutim një pjesë e problemeve vinë nga sistemi statistikave. Sepse të dhënat që kërkohen për vlerësim të prokurorëve janë të pamundura të nxirren nga ky sistem statistikor. Ajo që dua të ngre sot është një shqetësim serioz. Ka nevojë të rishikohet ligji për sistemin e vlerësimit.
Një prej risive të reformës në drejtësi ishte decentralizimi Prokurorisë së Përgjithshme por komenti dhe pyetja e socialistit Damian Gjiknuri la të kuptohet nevojën e ndërhyrjes ligjore në rivendfosjen mbase të më shumë kompetencave për prokurorin e përgjithshëm.
Damian Gjiknuri: Prokuroria e Përgjithshme që njëherë unë e quajta se është bërë si shoqata prokurorëve po praktikisht e tillë është dhe nganjëherë njerëzit kërkojnë tek ju atë që ju nuk e bëni dot. Udhëzimet tuaja a merren seriozisht? Kanë vlerë apo nuk kanë vlerë? Na e thuaj thjesht siç duan ta kuptojnë njerëzit.
Olsian Çela: Ne sot nuk kemi mekanizma të kuptojmë se çfarë ndodh sot në prokuroritë e rretheve gjyqësore në tipologjitë e çështjeve në mënyrën si ndiqet dhe si zbatohet apo aplikohet ligji penal apo procedural penal.
Shefi akuzës shqiptare u pyet se sa ndikojnë sulmet e politikë ku krahas SPAK nuk kanë kursyer edhe prokurorët e tjerë.
Olsian Çela: Unë mendoj se prokurorët nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të mbrojtur sa janë sot me kuadrib ligjor dhe trajtimin për sa i përket ndikimeve nga jashtë. Prokurorët kanë të gjitha garancitë të kryejnë detyrat e tyre dhe nuk ka nevojë që këtë çështje ta kthejmë thelbësore në aktivitetin tonë.