Rama njofton ndryshimet: Inspektoriatet do të shkëputen nga ministritë

Shqipëria

Rama njofton ndryshimet: Inspektoriatet do të shkëputen nga ministritë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektoriatet do të reduktohet dhe do të shkëputen nga ministritë, për të dalë në formë autonome.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot për ndryshimet:

Shkëputja nga ministria për të dalë në një formë autonome. Kjo do të thotë që të krijojmë bazën për të çelur një faze të re në këtë drejtim, për të ndryshuar qasjen dhe përmbajtjen në të gjithë kornizën, figurën e inspektorit, duke e kaluar në një status të ri, si statusi psh që kanë doganat.

Kjo trupë nuk do të jetë një trup që do të ketë edhe gurin edhe arrën, nuk do të tjerë trupa që edhe i vendos gjoba, dhe i merr në shqyrtim. Marrja në shqyrtim bëhet me trupat e komisionit të apleimit, me përfaqësues të biz, për sa më shumë transparencë. Për të krijuar një barrikadë që të mos kapërcehet kaq lehtë sa sot. Do të vendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë.

Duhet të jetë shteti që të hedhë gjithmonë hapin e parë dhe hapi i parë në këtë rast, është që në vizitën e parë, të mos ketë gjobë.

Hyjmë drejt një faze të re, ku bizneset të jenë shumë më të lehtësuara. Kur t’i vijë pastaj herën e dytë, nuk do të jetë e befasishme. Tjetra është që, biznesi do të klasifikohet. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk vlen ajo shprehja të gjithë si këmbët e dhisë, secili ka pozicionin e vetë. Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset që do të rezultojnë korrekte, nuk do të kontrollohen. Do të jenë në një fashë A të regjistrit, ku askush nuk do të shkojë t’i bëjë kontroll, sepse kanë treguar që i janë përmbajtur kontratës me shtetin. Nuk ka arsye për të kontrolluar dhe vënë gjoba nga të katërta anët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat