Trafik kokaine me mini-nëndetëse/ Kush janë 4 shqiptarët që “përmbytën” Italinë me drogë

Shqipëria

Trafik kokaine me mini-nëndetëse/ Kush janë 4 shqiptarët që “përmbytën” Italinë me drogë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Policia italiane ka nisur një operacion masiv për arrestimin e 4 shqiptarëve të shumëkërkuar, për organizatë kriminale dhe trafik droge. Detajet e operacionit i ka bërë publike Policia e Shtetit, e cila po bashkëpunon me homologët italianë, përmes një komunikate të shpërndarë për mediat. Operacioni i koduar “Car Wash” po zhvillohet në territorin italian, ku vijon puna për kapjen e M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

“Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Carabinieri dha detaje më herët nga ky operacion duke theksuar se shqiptarët, banda e të cilëve drejtohej nga dy vëllezërit M.B dhe U.B, kishin përshtatur një mini-nëndetëse për të trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Shqipëria në brigjet italiane.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Wash”.

Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.

Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat