Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit, Lefter Koka

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit, Lefter Koka

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:53
Lefter Kokoa

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.

Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023.

Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Po ashtu kërkohej shfuqizimi i vendimit të marrë dhe dërgimi për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Sjellim ne vëmendje se ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat