Vrau nënën me thikë/ Autori Arsen Dani kishte mbaruar studimet për mjekësi, gazetarja: Ishte ekselent i specializuar…

Shqipëria

Vrau nënën me thikë/ Autori Arsen Dani kishte mbaruar studimet për mjekësi, gazetarja: Ishte ekselent i specializuar…

Më: 14 maj 2024 Në ora: 19:15
Nëna e Arsen Dani

Një ngjarje e rëndë ndodhi tronditi Lezhën ditën e djeshme, ku një 86-vjeçare u vra nga djali i saj.

E moshuara u vra me thikë ditën e djeshme nga djali, Arsen Dani. 62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më besoi njeri, pasi vrava nënën time dhe më besuan”, kështu është shprehur para hetuesve Arsen Dani.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. 86-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.

Gazetarja Brixhilda Deda, në një lidhje direkte për “Shqipërua Live tregoi se Arsen Dani sipas të afërmve të tij, ka mbaruar shokllën për mjekësi, madje ka qenë ekselent.

“Tashmë është vërtetuar edhe nga deklaratat që ai dha para hetuesve se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Është shfaqur shpesh i paqëndrueshëm, teksa kur u arrestua nuk ka bërë rezistencë, por ka thënë vetëm ‘Unë kam vrarë 2 mijë vetë dhe nuk më besuat, kur vrava nënën time, më besuat’.

Sa i përket jetë së tij, ai kishte mbaruar shkollën për mjekësi, shokët dhe kolegët thonë se kishte qenë ekselent. Ai kishte qenë shumë i shëndetshëm, nuk dihet se kur kanë nisur problemet me shëndetin mendor. Ka bërë dhe specializimin për mjekësi. Nuk dihet nëse e ka ushtruar profesionin e mjekut”, tha gazetarja Brixhilda Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat