Gjashtë familje në qiell të hapur! Banesat ishin në proces legalizimi, por do të prishen prej rrugës Thumanë-Kashar

Shqipëria

Gjashtë familje në qiell të hapur! Banesat ishin në proces legalizimi, por do të prishen prej rrugës Thumanë-Kashar

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Gjashtë familje me 40 anëtarë do të shohin qiellin e hapur pasi projekti rrugor Thumanë – Kashar do të shembë shtëpitë e tyre.

Banesat e tyre të ndërtuara që përpara 30 vitesh do të shkatërrohen, ndërsa ishin peng të procesit të legalizimit që nga 2014-ta.

Tashmë një vendim i ASHK-së i ka s’kualifikuar nga legalizimi duke i hapur rrugën prishjes së shtëpisë ndërkohë institucionet vendore i ofrojnë vetëm bonus qiraje.

Për familjarët kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet në kurriz të interesave personale

“Quhet ndërtim pa leje, unë e kam bërë shtëpinë para 30 vitesh, në 2014 e kam vetë deklaruar për legalizim, nuk e kanë bërë. Pastaj thanë kompania do e marrë përsipër tju legalizojë”-shprehet një kryefamiljar.

Ndërsa kanë bërë edhe një kallëzim në Prokurori, familjarët ndihen të pasigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre, ndërsa kërcënojnë edhe me akte vetëflijimi .

“Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër do marrim benzinë dhe do digjemi”-shprehen ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat