Mbytja e Alma Arazit dhe tre fëmijëve, aktorja Andrea: Ne sot vdesim për një parkim! I kapërcejmë të drejtat duke…

Shqipëria

Mbytja e Alma Arazit dhe tre fëmijëve, aktorja Andrea: Ne sot vdesim për një parkim! I kapërcejmë të drejtat duke…

Më: 14 maj 2024 Në ora: 21:49
Ema Andrea

Vdekja tragjike e Alma Arazit dhe tre fëmijëve të saj në lumin Buna nuk është zbardhur ende plotësisht. Duke folur për këtë çështje, aktorja e njohur Ema Andrea tha në “Open” në News 24, u shpreh se pista kryesore është ajo e vetëvrasjes.

“Shoqëria jonë nuk është gati por duhet të mësohet se çdo të thotë të kapërcesh të drejtën. Ne sot vdesim për një parkim, bërtasim për një arsye banale sepse i marrim të drejtat tona absolute deri kur i kapërcejmë.

Në momentin kur të drejtat kapërcehen shoqëria duhet të fillojë të mendojë si të kapërcehen këto kufij duke qenë i qytetëruar. Edhe unë do të kisha dashur ta dija fajtorin sepse më sikletos kjo dhimbje.

Fëmija është ekstremi i ndëshkimit të një shoqërie. Kur kapërcehet e drejta faji është te ai që e ka kapërcyer. A duhet ne të reflektojmë që kjo të mos ndodhë. Tre fëmijë dhe një nënë kanë një fund tragjik”, tha Andrea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat