Ndërsa vdekja tragjike e Alma Arazit dhe tre fëmijëve të saj në lumin Buna nuk është zbardhur ende plotësisht se si ka ndodhur, gazetarja Glidona Daci u shpreh se pista kryesore është ajo e vetëvrasjes.
Ajo zbuloi se Erdgysi i bënte bllok Almës dhe në pamundësi për ta telefonuar, ajo merrte telefonin e kunatës. Daci u shpreh se prokuroria dyshon se bisedat mund të jenë fshirë.
Ajo theksoi se mesazhet që prokurorët kanë parë deri tani, nuk tregon dhunë psikologjike. Ndërsa gazetarja u shpreh se rezulton që Alma ka pasur marrëdhënie të mira me kunatën
“Ekspertiza e celularit nuk ka përfunduar. Erdgysi i bënte bllok Alma Arrazit në telefon dhe në rrjetet sociale. Në pamundësi për të telefonuar bashkëshortin, merrte telefonin e kunatës, me të cilën konsumoi kafen e fundit.
Prokurorët kanë dyshime se bisedat mund të jenë fshirë. Kur të përfundojë ekspertiza do të dalë e vërteta dhe aty mund të konstatohet dhuna psikologjike.
Mesazhet që prokurorët kanë parë deri më tani nuk vërtetojnë dhunën psikologjike. Pjesa më e madhe e bisedave rezultojnë të jenë bosh. Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes. Nga të gjitha verifikimet që janë kryer nuk rezulton që bashkëshorti të ketë qenë afër.
Nga të gjitha provat që janë mbledhur deri më tani dhe nga të gjitha dëshmitë nga prokurorët e Shkodrës rezulton pista e vetëvrasjes. Sa i përket këqyrjes së telefonit të kunatës rezulton se ka pasur marrëdhënie të mira me të”, tha gazetarja.