Mesditën e sotme nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.
Konferenca do të shqyrtoje projektprogramin e punës së parlamentit deri në fund të muajit qershor dhe planifikimin e programit të punës deri në 7 qershor.
Por ajo çfarë e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e sotme është Projektrezoluta e propozuar nga socialistët dy javë më parë “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Kjo projektrezolutë u propozua nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një dokument që PS thotë se është i hapur edhe për opozitën të japë kontributin e saj.