6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin për shembjen e shtëpive të tyre.
Që preken nga autostrada Thumanë-Kashar, pasi nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.
Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se familjarët do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. IKMT sapo ka mbërritur dhe është në pritje.