Ky është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov

Shqipëria

Ky është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov

Më: 15 maj 2024 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Është publikuar fotoja e Aleks Markut, i cili u arrestua këtë të mërkurë në Durrës. Ky person mbante peng prej disa orësh 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç në një banesë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës ku gjatë natës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia është njoftuar për rastin dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat speciale RENEA të cilat i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por 40-vjeçari vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Nga informacionet e siguruara nga gazetari Eni Ferhati, i arrestuari Aleks Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Marku nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

Sipas burimeve bashkëshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Kanë qenë negociatorët e forcave RENEA të cilët kanë arritur ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet ndërsa si mund të shikohet në fotot më poshtë duket se ai ka qëlluar disa herë me kallashnikov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat