Policia e Elbasanit ka referuar materialet në prokurori për një të mitur 9-vjeçar i cili ka dëmtuar me mjet prerës të tipit biçak një 13-vjeçar.
Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Njoftimi:
Janë referuar materiale në Prokurori për një 9-vjeçar, pasi mesditën e djeshme, në rrugë, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 13-vjeçar. Veprimet procedurale me 9-vjeçarin u kryen në prezencë të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.