Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt ekspertimi të ri ekonomiko-financiar.
Sipas avokatëve, akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se kjo nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe ne kushte papërshtatshmërie.
4 nga 5 ekspertët kanë qenë pa licencimet përkatëse dhe nëpunës shtetëror.