Vijojnë hetimet për deputetin Bujar Çela, prokurori: Ende s’kemi arritur në konkluzione për caktimin e masës

Shqipëria

Vijojnë hetimet për deputetin Bujar Çela, prokurori: Ende s’kemi arritur në konkluzione për caktimin e masës

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:58
Bujar Çela

Gjykata e Apelit të Posaçëm tërhiqet për vendim për ngjarjen e shpërthimit në Lushnjë.

Avokatët thanë në seancë qe nuk ka vepër penale dhe duhet të hiqet masa e sigurimit ndalim dalje jashtë shtetit dhe të kthehen në detyrë.

Për deputetin Bujar Çela prokurori i çështjes tha se vazhdojnë hetimet, por nuk ka specifikuar as masën që mund të marrë, thanë burimet për Anila Hoxhën.

“Nuk kemi arritur ende në konkluzione për caktimin e një mase sigurie për deputetin”, u shpreh prokurori Sotir Kllapi.

Vendimi për këtë masë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi se do ta japë të enjten ora 14:00.

Kujtojmë se në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat