U mbajtën peng nga babai në Durrës, dy fëmijët mbërrijnë në Lezhë! Nëna është nisur drejt tyre

Shqipëria

U mbajtën peng nga babai në Durrës, dy fëmijët mbërrijnë në Lezhë! Nëna është nisur drejt tyre

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Fëmijët e çiftit Marku kanë mbërritur në Lezhë dhe njërit prej tyre i është dhënë dhe ndihmë shëndetësore pasi rezulton se ka qenë sëmurë.

Ndërkohë e ëma e fëmijëve Bardha Marku 32 vjeçe deklarohet se është nisur dhe pritet të mbërrijë pranë tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mëngjes, ku babai kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira. Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë.

Paraprakisht dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.

Konfliktet brenda familjes dhe largimi i gruas jashtë vendit është pista kryesore që po vlerësohet nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat