Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.
Njëri prej tyre ka përfunduar në spital.
“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.