“Policia më tha hajde merr fëmijët në Komisariat”, nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente, kur erdha…

Shqipëria

“Policia më tha hajde merr fëmijët në Komisariat”, nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente, kur erdha…

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:46
Bardhe Marku

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat