Orë tmerri kanë përjetuar dy fëmijët e mitur të Aleks Markut, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa me kallashnikov qëllonte pa pushim.
Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.
Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.
6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, por ai nuk fliste”, tregon vogëlushi për gazetaren Vali Qyrfyçi.