Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS duke theksuar se informacionet që disponon janë sekret hetimor dhe për pasojë kërkon nga deputetët e komisionit që të jenë të pajisur me certifikatë sigurie.
“Gjithashtu rezulton se çështja TIMS është objekt hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e për pasojë, të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër”, thuhet në shkresën dërguar nga ministri i Brendshëm në Kuvend siguruar nga gazetari Osman Stafa.
Demokratët kërkojnë që Balla ketë kërkesë ta bëjë nën betim dhe përpara Komisionit.
Po ashtu anëtaret e komisionit të opozitës, kanë deklaruar se për ato pyetje që cilësohen sekret hetimor Balla mund te mos përgjigjet, pasi ata do i bëjnë pyetje vetëm për pyetje që nuk janë sekret hetimor.