Drejtorët në burg për korrupsion dhe dosjet e nxehta, Belinda Balluku prej tre orësh në SPAK

Shqipëria

Drejtorët në burg për korrupsion dhe dosjet e nxehta, Belinda Balluku prej tre orësh në SPAK

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:32
Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku prej më shumë se tri orësh po merret në pyetje në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo po pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës pasi rezulton se ministria e saj ka pasur korrespondenca me kryebashkiakun Erion Veliaj sa i përket ngritjes së njësisë së zbatimit të projekteve.

Pikërisht për këto kontakte dhe shkëmbime me Veliajn, është duke u marrë në pyetje Balluku nga një oficer i BKH.

Marrja e saj në pyetje vjen disa javë pas pyetjes së Veliajt teksa prokuroria po finalizon hetimet për inceneratorin e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat