Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj kryeministrit sllovak.
“I tronditur nga lajmi i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një mik i dashur, të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”.
Kujtojmë, se sot kryeministri sllovak u qëllua me 4 plumba.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.