Komisioni për TIMS-in/ Dëshmia e Ballës do të kryhet me dyer të mbyllura, ministri i Brendshëm hyn në mbledhje

Shqipëria

Komisioni për TIMS-in/ Dëshmia e Ballës do të kryhet me dyer të mbyllura, ministri i Brendshëm hyn në mbledhje

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:45
Taulant Balla

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar është shoqëruar me debate.

Pas debateve të shumta në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për të dhënat e TIMS-it, është vendosur që dëshmia e Taulant Ballës të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kryetari i komisionit Ervin Salianii ka argumentuar se Balla duhet të dëshmonte me dyer të hapura, por në fund është vendosur e kundërta.

Sakaq, me miratimin e kërkesës, ministri i Brendshëm Balla ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat