Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë pas tre orësh nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se ishte pyetur për inceneratorët. “Drejtësia ka punën e saj, e mbështesim”, ka deklaruar midis të tjerash ajo. Fletëthirrja ndaj saj është bërë nga Prokurori Dritan Premçi.
“Ishte një thirrje për dosjen 255 që është dosja e inceneratorëve.
Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm.
Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij”, tha ajo.