Arrestohet autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”

Shqipëria

Arrestohet autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:24
Azgan Mërnica

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit 28-vjeçar Novruz Cenaliaj është vetëdorëzuar në Polici.

Mërnica ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.

Dyshohet, se Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Dy të rinjtë, banues në të njejtin fshat, u konfliktuan verbalisht dhe më pas fizkisht për kalimin në rrugën e ngushtë që po përshkonin me makinë.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat