A i është ofruar azil në Hungari? Meta: Dëshira për të më arrestuar mua, është e armiqve të Shqipërisë

Shqipëria

A i është ofruar azil në Hungari? Meta: Dëshira për të më arrestuar mua, është e armiqve të Shqipërisë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:03
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse i është afruar azil politik në Hungari, duke theksuar se nuk asnjë arsye për këtë. “Ilir Meta, nuk ka arsye të kërkoj azil politik”, thotë Meta për Fax News.

Ai tha se “dëshira për të më arrestuar mua, është e armiqve të Shqipërisë”.

Gjatë intervistës, Meta tha se SPAK “nuk guxon asnjëherë ti përmendë emrin e Edi Ramës, në çështjen e inceneratorëve”.

‘Duke u ndalur te koalicioni me Edi Rama gjatë periudhës 2013-2017, kreu i Partisë Lirisë tha: “Ilir Meta kur ishte Kryetar Parlamenti, i prishte shumë punë Edi Ramës”.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke theksuar se “vullneti i popullit shqiptar, do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat