Prej ditësh në median e shkruar dhe atë sulmohet një gjyqtare në GJKKO. Bëhet fjalë për gjyqtaren Irena Gjoka e cila ka qënë gjyqtarja që ka gjykuar kërkesat dhe masat kundër liderit të Opozitës Z.Sali Berisha.
Pas akuzave dhe denoncimeve nga opozita, si dhe mediat greke, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka.Ajo akuzohet se eshtë dënuar për falsifikim dokumentesh, në shtetin fqinj dhe nuk e ka deklaruar në vitin 1996. Sipas mediave greke, Gjoka u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, por u zbulua dhe u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar duke i dërguar Prokurorisë së Përgjithshme formularët e vetëdeklarimit të gjyqtares me tre mbiemra, Irena Gjoka-Maneku- Spata, ku i ka vënë në dispozicion dosjen duke i hapur rrugë hetimit dhe kërkimit të informacioneve te autoritetet greke.Lidhur me këtë, burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares. Mësohet se kërkesa është dërguar që më 19 prill 2024.
Analiza e rastit te supozuar si shkeleje nga ana e gjyqtares Irena Gjoka në raport me ligjin nr. 138/2015 "Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" si dhe ligjin 84 të vitit 2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe arsyet përse duhet të pushohen verifikimet kundër saj.
Supozohet se: "znj. Gjoka ka tentuar të futet në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë në të cilën është falsifikuar afati dhe pas zbulimit të këtij fakti ajo u ndalua hyrja në shtetin Grek për 10 vite. Më vonë me 13 shkurt 2003, Znj. Irena Maneku, u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës.
Ju ndalua hyrja pasi figuronte në listën e "të padëshiruarve" të zonës Shengen dhe iu dha një shkresë përkatëse. Për këtë ndalim administrativ ajo i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të ndalimit të hyrjes. Kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut".
Edhe sikur ta marrin tërësisht të vërtetë faktin e sipërcituar, znj. Gjoka nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm, në kuadër të ushtrimit të detyrës dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore të ushtrojë detyrën e Gjyqtares.
1-Në ligjin nr. 138/2015 "Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", nuk parashikohet ndalesë për tu zgjedhur për funksione publike për personat që u është ndaluar/refuzuar hyrja në një shtet të BE, SHBA-së, Kanadasë, për shkak të thyerjes së rregullave që ka të bëjnë me hyrjen apo daljen në një territor të një shtetit të BE-së.Në germën b) të pikës 2 te nenit 2 të ligjit Nr. 138/2015 "Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" parashikohet se ndalohet të zgjidhen në funksione publike ndër të tjerë edhe personat: "që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat "a", "b" dhe "c", të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës".
Rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat "a", "b" dhe "c", të nenit 2 bëjnë fjalë për dëbimin që jepet pas vuajtjes së dënimit të kryer nga një shtetas për vepra të rënda penale', (nuk përfshihet falsifikimi) apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë probleme shtetit përkatës, pra jo si në rastin e supozuar për refuzim të hyrjes për probleme të afatit të vizës.
Në ligjin nr. 79/2021 "Për të Huajt" përcaktohet se "Dëbimi është zbatimi i detyrimit për kthim i të huajit, subjekt i urdhrit të dëbimit, të personit të shpallur si i padëshiruar, si dhe ai i largimit të detyruar të të huajit nga autoritetet e përcaktuara në këtë ligj, ndërsa: "Ndalim hyrjeje" është masa administrative kufizuese ndaj një të huaji, të shprehur në një vendim administrativ ose gjyqësor, me anë të së cilës të huajit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë të caktuar kohore".
Referuar përkufizimit të sipërcituar, fakti i pasqyruar në media është masë administrative kufizuese, dhe ka të bëjë me ndalim hyrjeje dhe jo dëbim.Në rastin e supozuar pretendohet se znj. Gjoka i është ndaluar/refuzuar hyrja për në shtetin Grek, për shkak të thyerjes së rregullave që ka të bëjnë hyrje daljen në një territor të një shteti të caktuar dhe jo dëbim për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.
Si konkluzion rasti i supozuar nuk përfshihet në rastet e ndalesës së parashikuar nga neni 2 i Ligjit 138/2015.Edhe në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin në pikën 7 të këtij formulari shtrohet pyetja " A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj me përjashtim të rastit kur jeni dëbuar ekskluzivisht për shkeljen e rregullave të emigracionit që kanë të bëjnë me rregullat e qëndrimit apo hyrjes daljes në një territor të një shtetit të caktuar).
Pra edhe në formular zyrtarëve u kërkohet të përgjigjen me po ose jo për rastet e dëbimit, por përjashtohet nga dhënia e përgjigjes, dëbimi që ka të bëjë me shkeljet e rregullave për hyrje daljet nga një vend i BE-së( pra zyrtarët nuk janë të detyruar të deklarojnë rastet e dëbimit apo ndalimit të hyrjes që kanë të bëjnë ekskluzivisht me shkeljet e rregullave të emigracionit).Përveç sa më sipër, në nenin 4 të ligjit përcaktohet edhe kohëzgjatja e ndalimit, për t'u zgjedhur në funksione publike( pavarësisht se rasti i supozuar nuk ka të bëjë me rastet e parashikuara në nenin 2 të ligjit).
Sipas parashikimeve të pikës 7 të nenit 4 të ligjit 138/2015, në rastet e dëbimit për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës (edhe pse nuk është rasti i supozuar), ndalimi përcaktohet në përputhje me afatin e dëbimit që në rastin më te keq, për faktin e supozuar është 10 vjet.Rasti i supozuar bën fjalë për muaj dhjetor të vitit 2002 apo shkurt të vitit 2003, pra në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimit kishte kaluar afati 10 vjeçar ngamomenti që znj. Gjoka pretende debimit per cenim shume te rende direk Kjo do të thotë se edhe sikursejine qe ne mediaimi per cenion shumë të rëndë dhe serioz të shote publike thekeer as neededia nuk pretendohet e tillë situata), nuk ka pasurgurisë pengesë ligjore për t'u zgjedhur në funksionet publike të përcaktuara nga ligji dekriminalizimit.
2-Nga ana tjetër bazuar në ligjin 84 të vitit 2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve", ligj i cili ka hyrë në fuqi në muajin Tetor të vitit 2016, gjyqtarëve dhe prokurorëve u është kërkuar të plotësojnë formularin për kontrollin e figurës në germën g) të së cilit parashikohej pyetja: "Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATOS".
Supozohet se znj. Gjoka i është përgjigjur me jo kësaj pyetje dhe meqenëse rasti i supozuar ka ndodhur në 2002, apo në 2003, përgjigja e znj Gjoka është e saktë.Si konkluzion. ajo nuk ka pasqyruar asnjë informacion të pavërtetë edhe në formularin për kontrollin e figurës në kuadër të ligjit "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë".Në përmbledhje të sa më sipër arrijmë në këto konkluzione:
i. Rasti i supozuar bën fjalë për një refuzim hyrje në shtetin Grek për shkak të thyerjes së rregullave të emigracionit, rast i cili nuk përfshihet si rast ndalese për t'u zgjedhur në funksione publike bazuar në ligjin 138/2015 dhe gjithashtu ky fakt nuk duhej të deklarohej në formular;
ii. Edhe në rastet e dëbimit për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike, afati për t'u zgjedhur në funksione publike sipas ligjit 138/2015( i cili ka hyrë në fuqi në Janar të vitit 2016) është 10 vjet;
iii. iFormulari për kontrollin e figurës, pjesë e ligjit 84/2016( Ligji i Vettingut) kërkonte deklarohej refuzimi i hyrjes në ndonjë shtet të BE/NAT) vetëm për 10 vitet e fundit.
iv. Si rrjedhojë, znj. Gjoka nuk ka asnjë pengesë ligjore të ushtrojë detyrën e Gjyqtares dhe nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm.