Dorëzohet vrasësi i policit/ Softa: Azgan Mërnica mund të eleminohej. Policia, presion autorit që të dorëzohej

Shqipëria

Dorëzohet vrasësi i policit/ Softa: Azgan Mërnica mund të eleminohej. Policia, presion autorit që të dorëzohej

Më: 16 maj 2024 Në ora: 07:07
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se Azgan Mërnica, vrasësi i policit 28-vjeçar Novruz Cenaliaj, mund të neutralizohej, nëse nuk do të ishtte bindur për t’u vetëdorëzuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mërnica u shpreh se policia i bëri presion Mërnicës, çka detyroi familjarët e tij ta bindnin që të dorëzohej.

“Ishin 48 orë pritje, mbajtje nën kontroll e zonës, me një sasi të jashtëzakonshme forcash, kryesisht speciale, për shkak të shkallës dhe rrezikshmërisë së personave, meqënëse ishite i armatosur. Kjo është ndër praktikat e forcave speciale shqiptare, të cilët janë në gjendje të mbajnë një zonë të caktuar. Kalimi i 48 orëve filloi të kthehej në një lloj shqetësimi. Rreziku që mund të largohej  nga zona dhe jashtë territorit, ishte një rrezik që diskutohej. Por presioni i krijuar, njoftimi që u vendosën snajperat në zonë ka ngritur shumë presionin qodftë edhe te familjarët, me frikën dhe atë që mund të eleminohej.

Mund të eleminohej për aq kohë sa, nëse personi do të bënte rezistencë dhe një njeri i armatosur dhe në pamundësi për të bërë neutralizimin e tij, mund të bëhej neutralizimi me armë. Nëse do të kishim rrethimin e personit, dhe në pamundësi për t’u dorëzur, metodë tjetër mund të ishte plagsja apo neutralizimi i personit. Dhe kjo lloj frike te familjarët, rriti instensitetin e presionit për ta dorëzuar dhe kemi finalizimin e dorëzimit të tij”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat