Babë e bir janë arrestuar pasi u kapën duke kultivuar kanabis në Krujë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Cover”, pas një hetimi njëmujor, në pranga u vu 62-vjeçari H.K dhe 31-vjeçari A.K të dy banues në Krujë.
Babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e kanabisit, në fshatin Brret. Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, u gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.