Mbollën kanabis në Krujë arrestohen babë e bir/ 30 bimë kanabis të mbjella në një zonë të pyllëzuar

Shqipëria

Mbollën kanabis në Krujë arrestohen babë e bir/ 30 bimë kanabis të mbjella në një zonë të pyllëzuar

Më: 16 maj 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Babë e bir janë arrestuar pasi u kapën duke kultivuar kanabis në Krujë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cover”, pas një hetimi njëmujor, në pranga u vu 62-vjeçari H.K dhe 31-vjeçari A.K të dy banues në Krujë.

Babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e kanabisit, në fshatin Brret. Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, u gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat